Sot janë bërë 24 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushefci dhe mjekut Hazir Mala, njofton LLapi.info.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varret e tyre.
Haradinaj ka thënë se populli shqiptar edhe pse i ndarë, gjatë luftës Çlirimtare veproi si një trup.
“Populli shqiptar, edhe pse i ndarë, gjatë Luftës Çlirimtare veproi si një trup. Duke kujtuar sot figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci e Doktor Hazir Mala, kujtojmë përpjekjen e shqiptarëve të bashkuar me shpirt e pushkë, për ta fituar lirinë dhe për ta mbrojtur atë përjetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postim i i tij:
Populli shqiptar, edhe pse i ndarë, gjatë Luftës Çlirimtare veproi si një trup. Duke kujtuar sot figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci e Doktor Hazir Mala, kujtojmë përpjekjen e shqiptarëve të bashkuar me shpirt e pushkë, për ta fituar lirinë dhe për ta mbrojtur atë përjetë.
Në ditën e rënies së tyre, në Llapushnik po zhvillohej një betejë e cila i dha kahje të re luftës tonë për liri. Njëzetekatër vjet më parë, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ndërpren armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës. Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë të gjithë të rënët gjatë kësaj beteje, lavdia e së cilës do të mbijetojë shekujt.