Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kryetarin e qytetit Des Moines të shtetit të Ioëas në SHBA Frank Cownie.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përcaktimi i Kosovës për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të po dëshmohet çdo herë e më shumë.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën, si Qeveri po punojmë në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë”.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka paraqitur para kryetarit të Des Moines mundësitë që ofron Kosova për investitorët amerikan.

“Këtë rast unik bashkëpunimi, pata kënaqësinë t’ia paraqes edhe Frank Cownie, Kryetar i Des Moines, Iowa, të cilit i tregova për mundësitë e shumta që ofron Kosova, për investitorët amerikan. Baza e mirë ligjore, lehtësirat fiskale, shtrirja gjeografike e Qytetit Ekonomik Kosovaro – Amerikan, resurset natyrore dhe humane dhe infrastruktura rrugore, janë arsye të mjaftueshme për ndërmarrësit e përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë”.

Kryeministri është shprehur se Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Iowas.

Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 26. Juni 2019