Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit.
Gjatë takimit Haradinaj theksoi se pati një një bashkëbisedim të frytshëm me ç’rast theksoi se SHBA si aleate strategjike qëndrojnë në krah të vendit tonë.
“ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik”.
Numri një i Qeverisë së Kosovës shtoi se në takim poashtu fokus ishte dialogu me Serbinë.
” Fokusi i takimit ishte edhe rritja e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Në fund Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara po i fuqizojnë miqësinë e përhershme mes dy vendeve.






