Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin.
Me të janë dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të raportohet për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë.
Haradinaj thotë se këtë vit nxënësi do të jetë në fokus.
“Në takim me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, u dakorduam që në Mbledhjën e ardhshme të Qeverisë të raportojë për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë. I premtova përkrahje të fuqishme për programin që është hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus”, ka shkruar Haradinaj në facebook.






