Lokale - eSIMy

Kryeministri Ramush Haradinaj u është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve që i ka bërë dje presidenti Thaçi. Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh janë skenarët për ta trazuar veriun.
Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të presidentit Thaçi.

Sipas Haradinajt, Thaçi mund ta mbajë gjallë idenë e tij vetëm nëse bën skenarë për trazira në veri.

“E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda”, ka thënë Haradinaj.

“Ai që ka vdek nuk ngjallet mo. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur”, ka shtuar ai.

Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaçi ia rrezon Qeverinë, ashtu siç “kërcënoi” dje.

“Kush don me rrëzu Qeverinë, nuk flet e rrëzon”, është përgjigjur duke qeshur kryeministri.