Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës për emërtimin e rrugës “Asllan Gashi” në Suharekë.

Me këtë rast i pari i qeverisë theksoi “Isha i nderuar të marr pjesë në një ngjarje të çmuar, përjetësimin e emrit të një prej dëshmorëve të parë të Kosovës. Së bashku me familjarët, zbuluam pllakën e emërtimit të rrugës së re “Asllan Gashi” në Suharekë, i vrarë në vitet ‘80 në ish armatën jugosllave”.

Haradinaj shtoi se “Flijimet e hershme janë dëshmi se sa e gjatë dhe e rëndë ishte rruga jonë për liri”, ka shkruar ai.