Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Washington në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për këtë marrëveshje ka thënë se është një hap përpara dhe se ka thyer mospërballjen ”kokë më kokë”, përcjellë Klan Kosova.
”Është një hap përpara, sepse po ndodhë në tavolinë në një përballje. Nuk shoh hap mbrapa”, ka thënë Haradinaj në Dukagjini.
Tutje ai ka shtuar se marrëveshjet mund të hasin në vështirësi të implementohen.
”Kur të vijë te implementimi mund të has në vështirësi, Mini Shengeni nuk mund të implementohet menjëherë”.






