Pas arritjes së marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë edhe Greqisë, urimet ishin të shumta.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar dhe e ka quar urimin në vend, njofton Klan Kosova.
“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu ka treguar se Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.