Lideri i Aleancës për Ardhëmirë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.

“I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.”, shkruan ai.

Haradinaj tutje thotë se besimi në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet.

“Faleminderit President Trump! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, përfundon Haradinaj.

Ja postimi i plotë:
E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!