Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ka thënë dje se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të përfundojë.
Një mendim të tillë ka edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se ndërprerja e këtij misioni do të krijonte qartësi institucionale.
“Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.






