Pasi Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka folur gjatë seancës në Kuvend.
“Ndoshta nga mospërvoja ose nga mungesa e kohës propozoj që së pari qeveria ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, në mënyrë që të mos befasohet Qeveria. Ju premtoj që ju përkrahim si aleancë. Nuk ka ndodh demarkimi, më keni thënë që keni falë e ku di unë. Kosova duhet të ia paraqes Malit të Zi të gjeturat e veta.”