Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita kanë votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri pas votimit tha se duhet shfrytëzuar e drejta e votës, duke shtuar se duke mos votuar e ndëshkojmë veten.

“Edhe Anita dhe unë e shfrytëzuam drejtën tonë të votës. I lus qytetarët që të dalin dhe të votojnë sepse duke mos votuar e ndëshkojnë veten”.

“…për katër vite do të jetojmë me një qeverisje që do të ndikojë gjithmonë, pra ju lutem votoni”, tha Haradinaj.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 260 571.

Qytetarët mund ta gjejnë qendrën e votimit duke klikuar KËTU.