Lokale - eSIMy

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion ndaj Serbisë rreth çështjes së dialogut në Bruksel.

Shefi i Qeverisë theksoi se Kosova s’e ka ndërmend ta heq  taksën pa nënshkrimin e një kontrate obligative rreth Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, dialogun e ka bllokuar Beogradi zyrtar dhe jo Prishtina.

“Me kërcënime me pasoja nuk shkojnë punët kështu. Gjithë jemi vende të lira. Serbisë s’po munden me i bo presion për dialog, por po i bëjnë viktimës, Kosovës. Mendojë se boll mo me shkelë viktimën. Unë i besojë Amerikës dhe aleatëve tonë”, është shprehur ai.

Delegacioni e ka votuar Parlamenti. Nuk ndërhyrje tek ta por i respektoj në çfarëdo ndihme. Jam habit me reagimet për platformën në Serbi, ka deklaruar Haradinaj. 

Kryeministri Ramush Haradinaj ne konference per media

Publiée par IndeksOnline sur Mardi 12 mars 2019