Lokale - eSIMy

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se besimi i qytetarëve për AAK-në çdo herë është duke u rritur.

“ Gjatë takimit me strukturat e partisë në Pejë, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”.

“ Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtet formuese të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i tij i plotë: