Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen të Kosovës, Paddy Ashdown.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, me rastin e vdekjes së Paddy Ashdown, ka ngushëlluar familjen e tij.
Haradinaj ka thënë se Ashdown ishte mik i Kosovës dhe një ndër përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë.
Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.
Ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e liberalit të madh, Ashdown!.