Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurtit dhe punën e tij në krye të Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka recetën se si shkatërrohet vendit.

“Beso, nuk spjegohet ndryshe fakti që kryeministri i policëve që po i nderojmë në përvjetorin e rënies së tyre, e që i çon në veri, që i kanë gjithë ato probleme, e që i din sa janë rritur çmimet, e nuk ua rrit pagën.

Si me spjegu këtë gjendje? Le të ma thotë dikush që ku është argumenti se ky njeri nuk i jep atyre, paratë e tyre në bazë të ligjit. Si spjegohet argumenti që ky njeri po don me ia humbë dy kredi të buta Kosovës për rrugën në Pejë”, tha Haradinaj në Rubikon.