Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se partia që ai drejton aktualisht i ka 13% të votave të qytetarëve, raporton Llapi.info.
Haradinaj thotë se AAK po rritet çdo ditë, teksa shton se rritja e partisë së tij po ndodhë për shkak të ‘zhgënjimit të qytetarëve me qeverinë Kurti.
”13 jemi sot. AAK po rritet. 13 % po ju them që sot jemi dhe do të rritemi edhe më tutje”, tha Haradinaj, teksa komentoi sondazhin e UBO-s, sipas të cilit AAK do t’i merrte 7% të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën.






