Komuna e Podujevës ka hapur tenderin për ndërtimin e stacionit të autobusëve, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, komuna e Podujevës, për ndërtimin e këtij stacioni, ka parashikuar t’i ndajë 1 milion e 169 euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është më 19 shtator të këtij viti, në ora 13:00 – në platformën elektronike.

Për këtë projekt, komuna ka shkurtuar edhe afatin kohor për dorëzimin e tenderëve.

“Për shkak të vonesave në hartimin e projektit zbatues dhe duke ditur se jemi në përfundim të muajit gusht kur dihet se buxheti i këtij projekti është vlerë e madhe dhe gjithashtu 60% e mjeteve janë nga Ministria e Zhvillimit Rural me të cilën AK ka marrëveshje për këtë projekt, andaj rreziku për mos realizimin e këtij projekti na sjell në mos realizimin e paraparë të buxhetit të planifikuar për vitin fiskal 2022 nga MZHR”, thuhet në njoftim./Llapi.info