Restorant Ora në Merdar është hapur, pasi nga hetimet e zhvilluara del se familja e raportuar për helmim në ambientet e këtij restoranti, del të jetë e pasaktë.

Kështu ka njoftuar vetë faqja zyrtare e këtij restoranti në Facebook.

“Kjo sot u konfirmua! Sot kemi pranuar vendimin e institucioneve se çdo gjë me shërbimin tonë është plotësisht sipas rregullave në fuqi. Shërbim i PASTËR”, thuhet pos tjerash.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen.
Të dashur klient,

E kemi përsëritur vazhdimisht se për ne vlerat më të larta janë zbatimi i legjislacionit në fuqi, mbrojtja e traditës shumë vjeçare të familjes tonë, e mbi të gjitha, shërbimi e ushqimi cilësor ndaj klientëve.

Kjo sot u konfirmua! Sot kemi pranuar vendimin e institucioneve se çdo gjë me shërbimin tonë është plotësisht sipas rregullave në fuqi. Shërbim i PASTËR!

Ne kemi qenë të bindur në të gjitha këto, e gjithashtu, kemi respektuar plotësisht vendimet e institucioneve deri në trajtimin e plotë të ankesës në fjalë.

Dëmi afatshkurtë material për ne nuk do të thot asgjë, kur kemi parasysh faktin se në Restoranin ORA, shume familje, vendosin ti kalojnë momentet më të mira dhe më të lumtura të tyre. Ky është besim i madh i klientit!

Me e vlefshmja në këtë proces, për ne, ka qenë përkrahja e pa rezervë, qoftë përmes mesazheve direkte, përmes miqëve tuaj, apo edhe në çdo rrethanë.

Ju faleminderit dhe shihemi çdo ditë!