Lokale - eSIMy

Dhjetë vende të lira të punës po kërkohen të plotësohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas konkursit të paraqitur nga Drejtoria e Shëndetësisë, në QKMF-në e Podujevës po kërkohen gjashtë mjekë dhe katër infermierë.

Gjithmonë sipas konkursit, gjashtë pozita janë për Specialistë të Mjekësisë Familjare (Mjek i Përgjithshëm).

Për këto pozita është kërkuar kualifikimi: – Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm; -Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent; – Certifikatën e specializimit (për Specialistët).

Ndërkaq, për pozitat e infermierët kërkohet të jetë me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha gjashtë mujore)>

“Afati i aplikimit: Data e njoftimit në ëebfaqen unike të procedurave të konkurrimit https://konkursi.rksgov.net është prej dt. 21.01.2022 deri me dt.19.02.2022. Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 21.02.2022 deri me datën 07.03.2022”, thuhet në konkurs.

“Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës”, thuhet tutje./Llapi.info