Në kuadër të “Javës së Diasporës” u mbajt turneu në Streetball i organizuar nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht DKRS, dje filluan aktivitetet kulturore dhe sportive në Podujevë në shënimin e kësaj jave për nder të bashkatdhetarëve që gjinden për pushime në Podujevë, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Në turneun e Streetballit morën pjesë 9 ekipe, të cilat me lojërat e zhvilluara kënaqën publikun e shumtë, kurse ekipi fitues u shpall “Cash Money”.

Poashtu mbrëmjen e kaluar u mbajt koncert me këngë folklorike dhe popullore nga SH.K.A. “Flaka e Llapit”. Nën tingujt e muzikës folkrorike publiku llapjanë dhe mërgimtarë të shumtë u argëtuan me muzikë të mirëfilltë popullore shqipe./Llapi.info