Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim për pagesa direkte/subvencione për 28 nënsektore dhe kultura bujqësore.
Thirrja për aplikim do të qëndrojë e hapur 30 ditë kalendarike, ku fillon nga sot më datë 13 mars 2024 deri më 12 prill 2024, në orën 16:00.
Aplikimi bëhet në objektin e vjetër të komunës në sallën numër 19.
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe informatat e nevojshme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHT-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.







