Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur disa konkurse për mësimdhënës në disa shkolla të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, 3 mësimdhënës kërkohen për lëndën e Gjuhës Angleze, 1 mësimdhënës në Gjuhën Shqipe, 1 mësimdhënës për Histori – Edukatë Qytetare, 1 mësimdhënës për Art Figurativ, 10 mësimdhënës për Gjuhë Gjermane dhe 1 mësimdhënës për Matematikë.

Të gjitha këto janë për shkollat fillore.

Ndërkaq, në konkursin tjetër po kërkohen 9 mësimdhënës për edukim fillore, 2 edukatore 0-3, 3 edukatore 3-6 dhe 2 edukatore 3-6.

Duke klikuar në pjesën e hijezuar, mund t’ lexoni kushtet, mënyrën dhe kohën e aplikimit./Llapi.info