Lokale - eSIMy

Humanisti Halil Kastrati me ndihmën e bamirësve përmes organizatës së tij “Jetimat e Ballkanit”, ka filluar ndërtimin e 4 shtëpive të reja për familjet skamnore në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Sot i nisem 4 shtepi per kater familje nevojtare ne komunen e Podujeves
1 Shtepi ne Podujeve
1 Shtepi ne Dobratin – Podujeve
1 Shtepi ne Gerdovc – Podujeve
1 Shtepi ne Bervenik – Podujeve
Kater histori te ndryshme, secila me e rende se tjetra, shume lote, shume varferi e kushte shume te renda

Ne funde ju japim lajmin se po behen me shtepi dhe plasin emocionet e lotet e gezimit
Pamjet me video ne ditet ne vazhdim

Bamires gezimi i tyre u befte gezim i juaji përgjithmonë”, ka shkruar ai./Llapi.info

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati