Halil Kastrati, me shoqatën bëmirëse “Jetima t Ballkanit”, vazhdon të gëzoj familjet skamnore në Kosovë, shkruan RepublikaOnline

Është një familje në Mitrovicë të cilës i është dhuruar shtëpia e radhës, mirëpo Halil Kastrati ka ndarë gjithashtu një lajm të hidhur nga kjo familje.

Vajza e tyre 13 vjecare ka ndërruar jetë para një muaji pas një s ulmi në zemër dhe nuk ka mundur ta gëzoj shtëpinë, përcjell Kastrati.

Informacionin, Kastrati e ndau në rrjetin social “Facebook”, aty ku edhe publikon të gjitha aktivitetet e tij dhe të shoqatës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urim dhe ngushllim 😢😢😢🤲
Sot ishim ne Mitrovice dhe i dorzuam çelesat e shtepise se re familjes Suma

Ishim te pergaditur per gezim sepse po hynin ne Shtepine e re por aty mesuam se nga nje sulm ne zemer u kishte vdekur vajza 13 vjeçare para nje muaji😢

“ o baci Halil e kemi sjell dy tri here vajzen se lypke me pa shtepine e re dhe u gezu shume, bile nje dite ka lyp me u shtri ne krevatin e saj e pasha Zotin shume u gezu per shtepi edhe shume u lutke per ju por nuk pat ymer me gezu”😢😢😢

Ne, çelesat e shtepise se re ja dhuruam duke u lutur per vajzen e vdekur njekohesishte e falenderuam dhe e uruam donatorin e kesaj Shtepie Arlind Salihi me familje nga Ternoci e me banim ne Zvicer
Shume e rende ishte dita e sodit edhe per ne, sado qe ishte dite e dhurimit te çelesave prape zemra qante e syri lotonte😢
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

May be an image of 1 person and sky