Lokale - eSIMy

Deputeti i Kuvendi të Kosovës Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Dorëheqjen e ka konfirmuar për RTKlive edhe kryesuesi i këtij komisioni i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa. “Po ju konfirmoj se ai nuk është pjesë më e këtij komisioni, ai nuk ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e parë. Për këtë ne sot kemi paralajmëruar një njoftim për dorëheqjen e tij i cili do të lexohet në mbledhjen që do ta mbajmë sot në orën 14:00”, tha ai.

Ndryshe anëtari tjetër i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.