Foto: Ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një vjedhjeje ka plagosur me armë zjarri në person

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan, ku i dyshuari shqiptar shtetas i Serbisë ka kryer një vjedhje, ndërkaq në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri viktimën.

“viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.