Banori i Chicago Idriz Redzovic në SHBA rastisi në një dyqan kur një hajn hyri të vjedhë dhe po keqtrajtonte punëtorët. Hajni nuk e dinte se Idriz Redzovic ka shiritin e zi të shkallës së tretë në Jiu-Jitsu. Keq e pësoi hajni dhe u poshtërua madje nga Idrizi që e xhiroi gjithë rastin dhe transmetoi live madje në rrjete sociale.

Redzovic që ka stërvitur 22 vite jiu-jitsu dhe është pronar i një akademie të artit marcial në Chicago rastisi në dyqan ku po blinte ëmbëlsira për fëmijët e tij javën e kaluar kur vërejti një person që po keqtrajtonte klientët dhe punëtorët në dyqan.

“Atëherë kur pashë që ai mësyu dhe goditi një punëtor në kokë, ndërhyra, e kapa si në stërvitje që bëj, e rrëzova dhe e shtypa si një petë dhe pastaj e lidha si një gjevrek” Redzovic i ka thënë Fox32 Chicago.