Një vjedhje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “28 nëntori” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në një market hajnat kanë vjedhur cigare, e që vlera siç raportohet është rreth 10 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rr. 28 Nëntori, Podujevë 06.01.2021 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar në market nga ku kanë vjedhur cigare. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet, ndërkohë që i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info