Janë duke vazhduar vjedhje e rënda nëpër disa fshatra të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Pas fshatit Peran, një tjetër vjedhje ka ndodhur në fshatin Baçinë të kësaj Komune. Por, përkundër dallimit të fshatit, vjedhja ka qenë e njëjtë.
“Fsh. Bajqine, Podujevë, 06.04.2022 – 21:27. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vjedhje e rëndë, ndërkohë që i njëjti po vijon të hetohet nga organet e rendit./Llapi.info






