Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, në rrugën “Hasan Ramadani”, në lagjen Priam, ku një familjeje i është shkaktuar dëm i madh material.

Sipas burimeve Sinjalit, ankuesi V. Shehu ka raportuar se më datë 14.11.2025, gjatë kohës kur nuk kishte qenë askush në shtëpi, nga ora 18:30 deri në 21:15, persona të panjohur kanë depërtuar brenda duke hequr nga vendi një dritare të objektit.

Nga shtëpia janë vjedhur: 35,000–40,000 euro para, dy ora Rolex me vlerë rreth 25,000 euro, stoli ari të bashkëshortes me vlerë të vlerësuar 45,000–50,000 euro.

Dëmi i përgjithshëm kap shifrën mbi 100 mijë euro.

Njësia e hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve. Rasti është duke u trajtuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet vazhdojnë.