FOTO/ILUSTRIM

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Në mesin e dhjetëra qytetarëve gjithandej nëpër vend që e kanë pësuar këtë verë, njëjtë i ka ndodhur edhe një familjeje më Stanovc të Vushtrrisë. Hajnat kanë bërë kërdi në shtëpinë e tyre, kur brenda pak minutave kanë vjedhur një shumë të majme parash e stoli ari.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se rastin e ka denoncuar në Polici pronarja e shtëpisë e cila ka raportuar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpitë e tyre rreth 8 mijë euro, para të gatshëm dhe stoli ari.

Sipas deklaratës së saj, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpitë dhe më pas kanë vjedhur paratë nga dhoma e saj.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.