Vjedhjet e shpeshta në shtëpi e banesa janë bërë një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës. Këto raste po shkaktojnë ankth e sidomos pasiguri, kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Koha kur më së shumti ndodhin vjedhjet janë orët e vona të natës ose në mëngjes. Kështu ka ndodhur sot, në një shtëpi në Fushë Kosovë.

Katër të rinj, me plan të detajuar kanë arritur te depërtojnë në këtë shtëpi, por jo për të vjedhur para. Kësaj radhe hajnat kishin cak mjetet e punës.

Ata dyshohet se na bashkëveprim kanë vjedhur gjësende të ndryshme të punës, si “hilt”, gupa e makina të tjera, thonë burimet nga Prokuroria.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që në afat rekord t’i arrestojnë tre të dyshuar, teksa një tjetër ndodhet akoma në arrati.

Të dyshuarit janë kapur pas disa orësh dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.