Mëngjesin e sotëm, banesa e një zyrtareje të OSBE ka qenë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e zyrtares së OSBE ku kanë vjedhur gjera personale të saj.

Sinjali mëson se ndër ato që u vodhën nga hajnat, është edhe llaptopi i saj, në të cilin ka të dhëna konfidenciale.

Me t’u denoncuar rasti në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Po ashtu janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të identifikohen dhe të arrestohen personat që kryen vjedhjen.