Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë.
Së fundi, rasti ka ndodhur në fshatin Surkish.
I njëjti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
‘Fsh. Surkish, Podujevë 02.04.2023, 22:00. Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë arrit të marrin një TV në vlerë rreth 300 euro, para kesh në vlerë rreth 1250 euro si dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Rasti në procedurë hetimore’, njofton PK.
/Llapi.info






