Një vjedhje grabitqare ka ndodhur në Podujevë, afër vendit të quajtur “Qershiat e Llapashticës”, raporton Llapi.info.

Tre persona të maskuar kanë hyrë një shtëpi, ku janë përleshur me familjarët. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se ka pasur edhe të shtënat me armë.

“Podujevë 23.10.2021 – 04:30. Dy viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor./Llapi.info