Objekti ku qytetarët mund t’i marrin letërnjoftimet dhe dokumente tjera personale, sot ka qenë i mbyllur, raporton Llapi.info.
Siç kanë dëshmitarët, të cilët kishin shkuar për t’u pajisur me to, dyshohet se hajnat kanë depërtuar brenda këtij objekti.
Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është rrethuar objekti me shirita.
Tani për tani nuk dihen detaje tjera.
Llapi.info është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.
/llapi.info






