Pak metra nga kjo rrugë zyrtarëve policor iu doli punë.

Një telefonatë nga kolegu i tyre bëri që patrulla e policisë të zbarkonte në këtë pjesë të lagjes Hajvalia në kryeqytet.

Shtëpia e policit që vetë i kontaktoi ishte cak i një vjedhje.

Mësohet se ngjarja ndodhi derisa anëtarët e kësaj familje nuk ndodheshin në shtëpi.

Një ditë pas, nuk u dha më shumë informacion mbi vlerën e gjësendeve që u vodhën.

Por më e rëndësishmja në këtë rast ishte arma zyrtare e policit. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, tash deputeti Rashit Qalaj tregon si trajtohen rastet kur janë të përfshirë vetë policët.

Por a zëvendësohet arma e vjedhur?

Rasti nga organet ndjekëse po trajtohet si vjedhje e rëndë.