Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Letanc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas banorëve të këtij fshati, hajnat kanë kryer vjedhje në tri shtëpi për dy orë. Sipas tyre, hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Banorët e kësaj kanë thënë se në lidhje me këtë rast zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar atë.

Llapi.info ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje.

Ndryshe, duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda. Pak ditë më parë, në një shtëpi në rrugën “Fitorja”, ka ndodhur vjedhja e mbi 10 mijë eurove.

Vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info