Erling Haaland ka befasuar të gjithë me shpejtësinë e tij në ndeshjen e Borussia Dortmundit ndaj Paris Saint-Germain.

Dortmundi arriti ta mposht PSG-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Heroi i klubi gjerman padyshim se ishte sulmuesi norvegjez, Haaland, i cili shënoi të dy golat.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra nga Haaland, pasi norvegjezi ka befasuar të gjithë me shpejtësinë e tij gjatë një aksioni.

Tifozët e futbollit mbase nuk e dinin se sa i shpejt ishte deri në ndeshjen me PSG-në, kur në një moment në pjesën e parë, ai largon rrezikun nga porta e tij dhe përshkruan të gjithë fushën për rreth 10 sekonda.

Gjatë këtij vrapimi, 19-vjeçari ishte afër të thyente një rekord botëror që do ta kishin zili edhe atlet të njohur si Usain Bolt apo Mo Farah.

Ai arriti t’i përshkoj 60 metra në vetëm 6.64 sekonda.

Rekordi botëror në 60 metra mbahet nga sprinteri amerikan Christian Coleman me kohë 6.34 sekonda.