Lokale - eSIMy

Lista “GUXO” ka vendosur të garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal të Podujevës.

Listës në zgjedhjet e 12 tetorit do t’i prijë Demokrat Hodolli, njeriu më i votuar nga LDK nê zgjedhjet e vitit 2021.

Në përbërje të saj, GUXO ka përfshirë figura të njohura e me peshë në komunitet, duke sfiduar hapur të gjitha partitë ekzistuese në Podujevë. Mes emrave të konfirmuar janë:

Arbër Beqiri, Osman Hertica Sheholli, Qefser Behrami (ish-drejtor shkolle), Faik Haliti (pronari i kompanisë “Natyra”), Besart Haxha, Avnore Ferati, Shpat Zhitia, Fadil Jaha, Elheme Havolli, Mergita Emini, Mehmet Zejnullahu, Alban Selmani, Vesa Gashi, Astrit Statovci, Mirsime Hajdari, Menderes Havolli, Shefqet Berisha, Jakup Jashari, Mirsad Mustafa dhe Blerim Gashi.