Guardiola i frikësohet Liverpoolit dhe treshes sulmuese; Salah, Mane dhe Firmino.

Manchester City dhe Liverpooli do të përballen të mërkurën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet në Anfield, kurse ajo e kthimit javën e ardhshme në “Etihad Stadium”.

I pyetur për formën e mrekullueshme të Mohamed Salah dhe nëse duhet të bëjë një plan veçanërisht për ta ndalë atë, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u përgjigj: Po, më duhet ta bëjë atë (plan special për ta ndal Salahun)”.

“Por, jo vetëm atë. Mane, Firmino – që të tre janë pothuajse të pandalshëm. Janë fantastik, fantastik lojtarë”, shtoi Guardiola.

“Mënyra se si luan Liverpooli, është shumë, shumë e komplikuar për ne. Janë të shpejtë, janë shumë të vështirë, por është çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe nuk presim që në këtë fazë të ketë ndeshje të lehta”, theksoi mes tjerash ish trajneri i Barcelonës e Bayern Munich.

Treshja sulmuese e Liverpoolit së bashku kanë shënuar 75 gola dhe kanë dhuruar 30 asiste. /Gazeta Express/