Lokale - eSIMy

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka vlerësuar Juventusin si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë stinor. Juventusi me tre gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo ka arritur të triumfojë 3:0 të martën në shtëpi ndaj Atletico Madridit duke përmbysur disavantazhin 2:0 nga ndeshja e parë, duke arritur në çerekfinale në Champions.

Po të martën Manchester City po ashtu siguroi kalimin në çerekfinale të Championsit pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 10:2 pas dy ndeshjeve nga Schalkes, transmeton koha.net.

“Juventusi e ka marrë Cristiano Ronaldon dhe synon të fitojë Ligën e Kampionëve. Ai ka gjithë barrën mbi supet e tij dhe ka shënuar tre gola, duke dërguar skuadrën tutje. Të duhet të përballesh me lojtar të tillë për të kaluar në fazë tjetër. Real Madridi është eliminuar, por Juventusi është ende aty”, ka deklaruar Guardiola.