Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin bregdetar që thanë se ishin lënë në çadra të përmbytura nga shiu pas tërmetit, janë transferuar për në Kosovë ku do të strehohen deri në një vendim të dytë në lidhje me banesat e tyre nëse janë të banueshme.
Mbrëmjen e djeshme ata denoncuan se nuk janë strehuar në hotelet ku janë akomoduar qytetarët e tjerë që janë prekur nga tërmeti tragjik që goditi vendin duke i lënë pa banesa dhe se ishin ende në qiell të hapur pasi kanë frike të strehohet në hotele në Durres.