Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sonte në një pikë karburanti në Komoran.

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.

Burime të sigurta të Insajderit konfirmojnë se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.

Sipas informacioneve të Insajderit, fillimisht prokurori i rastit kishte vendosur që viktimës t’i bëhej autopsia, por pastaj është bindur nga familjarët qē të njëjtës të mos i bëhët autopsia, për shkak se kishte probleme shëndetësore.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin.