Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka njoftuar për vdekjen e mbesës së tij të dielën në mbrëmje.
Viktima, identiteti i plotë i së cilës nuk është bërë publik, është vajza e hallës së deputetit nga Obiliqi.
Thaçi, në njoftimin e tij, ka shkruar se “edhe një tjetër grua e mori plumbi”.
“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!”, ka shkruar ai.






