Lokale - eSIMy

Një grua është mbajtur e mbyllur në dhomë bashkë me foshnjën e saj tetëmuajshe në Pejë.

Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë gjetur viktimën me fëmijën. Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar tek familja e saj.

Policia përmes raportit 24 orësh, ndër të tjera njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.