Llapi.info ka raportuar javë më parë për djegien e një shtëpie në fshatin Dvorishtë të Podujevës, shkruan tutje Llapi.info.
Familjes Asallani në këtë fshat të Podujevës iu dogj si pasojë e përçuesve elektrikë.
Kryefamiljarja Asllani ka treguar shkaqet që çuan në djegien e kësaj shtëpie, ku ajo edhe aktualisht banon me tre fëmijët e saj.
Duke bërë thirrje që t’i dilet në ndihmë, Asllani ka thënë për T7 se vuan edhe nga një sëmundje.
“U ardh ai edhe i ka thirr zjarrfikësit. Fëmijët kanë qenë të kojshia. Unë kam qenë flejt. Kemi bërë kërkesë me rregull telat e prishur, por s’kanë pasur mundësi. Këtu më nuk mund të jetoj. Që ka mundësi populli me më ndihmu”, ka thënë ajo./Llapi.info
Më poshtë video:






