Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Podujevë.
Gruaja dhe vajza 13 vjeçare kanë raportuar burrin konkretisht babain e tyre për dhunë të vazhdueshme ndaj tyre.
Sipas deklarimit të saj në prani të Qendrës për Punë Sociale, viktima ka treguar se prej disa vitesh është e ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe maltretimit nga bashkëshorti. Edhe vajza e mitur ka deklaruar se ishte sulmuar nga babai i saj.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ku ka pranuar se e ka sulmuar bashkëshorten dhe ka deklaruar se nuk dëshiron më të jetojë me të.
Me urdhër të Prokurores kujdestare për rastet e dhunës në familje, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa viktimat janë larguar me dëshirën e tyre për të jetuar tek familjari i tyre, vëllai i viktimës.
Rasti është duke u hetuar.