Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” buzë lidhjes me rrugën e qendrës së Podujevës “Zahir Pajaziti” është krijuar një ‘çarje’ e asfaltit, njofton Llapi.info

Në bazë të disa fotografive të siguruara nga Llapi.info, shihet dëmtimi i asfaltit saqë është krijuar një gropë e thellë.

E për ti paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion për një gropë të tillë, në të është vendosur një shufër metali./Llapi.info